Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Kinën Jugore, pasi një pjesë e një autostrade është shembur, duke lënë të paktën 24 persona të vdekur.
Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje në provincën Guangdong pasi një shtrirje prej 18 metrash e rrugës në qytetin e Meizhou u zhduk.
Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar shkakun e shembjes, por zona malore ka përjetuar reshje të dendura shiu dhe stuhi ditët e fundit.
Autoritetet thanë se 20 makina kishin rënë në një hapje të madhe në rrugë rreth orës 2 të mëngjesit të së mërkurës, raportoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.
Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 30 persona ishin dërguar në spital.
Po ashtu, sipas SkyNews, kushtet e veshtira detyruan evakuimin e një qyteti të tërë me më shumë se 1700 banorë në Guangdong.
Linjat e energjisë elektrike u prishën dhe rrjetet e telefonisë celulare u ndërprenë në të gjithë rajonin, pasi shirat shkaktuan rrëshqitje të rrezikshme balte, mbytën shtëpitë dhe shkatërruan ura.