AKTUALITET

“Duan të na dëmtojnë imazhin!”- reagon shoqëria “B.M.” Sh.p.k: Akuzat, të pavërteta! Sulmi i orkestruar me prapavijë tregtare! Do t’iu përgjigjemi institucionalisht

14:11 - 19.04.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqëria “B.M Shpk” ka reaguar pas sulmeve të disa portaleve, duke i cilësuar ato si shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e produkteve të tyre në treg.




Me anë të një reagimi për mediat, B.M Shpk thekson se është distributori zyrtar i birrës Bavaria dhe pijes energjike 8S2, ndërkohë që thekson se sulmet ndaj kësaj kompania kanë prapavije tregtare për t’u demtuar imazhin.

Kjo shoqeri thekson se do të ndermarre te gjitha hapat ligjore per t’iu pergjigjur akuzave te pabaza ne adrese te tyre.

 “Marrë shkas nga disa publikime mediatike dhe në disa portale, shoqëria “B.M.” Sh.p.k., sqaron publikisht se të gjitha publikimet ndaj drejtuesve dhe kësaj shoqërie, janë tërësisht të pavërteta dhe përbëjnë një sulm të orkestruar me qëllime të paligjshme. Këto aludime janë tërësisht fantazi dhe shpifje. Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., është distributor zyrtar i produkteve Birra Bavaria dhe Pija Energjike 8S2.

Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., publikisht mohon çdo pretendim apo aludim për të gjitha akuzat e aluduara, të cilat nuk janë asgjë tjetër veç shpifje dhe do të ndiqen nga ana jonë institucionalisht.

Drejtuesit e shoqërisë kanë zbatuar dhe vijojnë të zbatojnë ligjin me rigorozitetin më të lartë dhe veprimatria e kësaj shoqërie ka qenë dhe vijon të jetë në përputhje të plotë me ligjin. Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., është taksapagues i rregullt në çdo kohë dhe në çdo rast, ka zbatuar ligjin dhe me krenari është një shoqëri e standardeve Europiane.

Garantojmë publikisht çdo konsumator, bashkëpunëtor si edhe publikun e gjerë se, pavarësisht akuzave të pabaza dhe këtyre aludimeve, puna dhe veprimtaria e shoqërisë do të vijojë duke siguruar në treg produket tona si gjithmonë, në cilësinë dhe standardin më të lartë. Produktet si Birra Bavaria dhe pija Energjike 8S2, do të vijojnë të jenë në treg duke qenë produkte lider.

Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., si edhe më herët, edhe sot inkurajon institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre mbi baza ligjore me synimin e vetëm zbatimin e ligjit. Ne jemi të bindur se çdo proces ligjor dhe mediatik ndaj shoqërisë dhe drejtuesve të  saj, do të rezultojë në rrëzimin e të gjitha aludimeve dhe ‘akuzave’. Këto sulme mediatike dhe të gjitha aludimet do te rrëzohen institucionalisht, siç edhe ka ndodhur më parë.

Ne jemi të bindur se këto sulme mediatike kanë një prapavijë tregtare dhe me qëllim të posaçëm dëmtimin e imazhit dhe veprimtarisë të shoqërisë “B.M.” Sh.p.k., të cilave do tju përgjigjemi institucionalisht. Sulmet kanë si qëllim cenimin e imazhit të produkteve Birra Bavaria dhe pijes Energjike 8S2, të cilat kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë lider në treg.”, thekson kompania B.M Shpk.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.