Kronikë

Dyshohet se kanë abuzuar s*ksualisht me 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara, gjykata jep vendimin për dy rojet e lokalit në Elbasan

12:01 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Elbasanit, ka dhënë masën e sigurisë për dy personat që akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara.




Togat e zeza kanë caktuar masën “Arrest shtëpie” për Rexhep Ballën deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë për të akuzuarin tjetër B. Jollen është vendosur masa “Arrest me burg”.

Ky i fundit ka pranuar përpara oficereve të policisë se e kanë zhveshur 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara.

Kujtojmw se ka qenë nëna e të riut që ka bërë denoncimin për abuzimin seksual me djalin e saj. E ëma e 31-vjeçarit ka një bar kafe, pranë subjektit ku dy të akuzuarit punonin si roje dhe djali shkonte për t’i dërguar kafenë.

Pikërisht në ambientit ku dy të akuzuarit punonin si roje mendohet se ka ndodhur edhe akti. Ndërkohë mjekësia ligjore ka konfirmuar abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me aftësi të kufizuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftoi policia më 16 prill.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.