Kronikë

EMRI/ Ndodhej në paraburgim për shitje droge, i riu në burgun e Drenovës arrestohet pasi u kap me telefon në qeli

10:44 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri është arrestuar në ambientet e paraburgimit në burgun e Drenovës, pasi është zbuluar se kishte futur në ambient një telefon celular.




Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Frensi Avdiu, i cili ndodhej në paraburgim për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” .

Njoftimi:

Më date 19.04.2024 në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri : F.A i paraburgosur për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i kodit penal, pasi :

Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone.

Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.