Kryesore

Komisioni Hetimor për zbulimin e ndërhyrjeve në ‘TIMS’ i rikthehet konsensusit, miratohen kërkesat për informacion drejtuar institucioneve

11:04 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, i është rikthyer normalitetit. Në mbledhjen e kësaj të premteje (19 prill) është votuar dhe miratuar kërkesat për informacion ndaj institucioneve.




Kërkesat për informacion, të përgatitura nga eskpertët, do t’u dërgohen Besnik Dervishit, komision për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Taulant Ballës, ministër i Brendshëm, Muhamet Rrumbullakut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kreut të SPAK Altin Dumanit dhe institucioneve të tjera informacionet nga të cilët i shërbejnë hetimit parlamentar.

Mes shumë diskutimeve, ku shumica e anëtarëve ishin pro, i vetmi kundër ishte Nasip Naço.  Deputeti socialist ka kundërshtuar një pikë nga kërkesa drejtuar Altin Dumanit, duke thënë se po i bëhet presion Prokurorisë së Posaçme.

DISKUTIMET

Salianji: Nga dy ekspertët kemi një propozim. Tek pika 5, Duhet ta hedhim në votim dhe kërkesën ta hetim për votim. Edhe informacionet publike përbëjnë produkt për ekspertët. Por duke qenë se është kjo dakordësi mes ekspertëve të këtij komisioni, mendoj se duhet ta dërgojmë kërkesën në një.

Naço: Në lidhje me kërkesën drejtuar zotit Altin Dumani, votova kundër dhe nuk isha dakord me pikën 2 të kësaj kërkese. Te pika e parë thuhet se; kur jeni vënë në dijeni për rënien e sistemit TIMS. Dhe pika e dytë ishte; kush ju informoi. Me këtë nuk jam dakord. Për pikën 4; cilët janë personat që po hetohen, jam kundër, sepse prokuroria nuk mund të japë llogari para nesh. Pika e pestë; na vini në hetim një kopje të fashikullit. Por kjo duket se ne po hetojmë SPAK-un.

Salianji: Çfarëdo lloj kërkese, nuk ka asnjë problematikë. Ne nuk po çojmë bomba, po çojmë kërkesa për informacion në SPAK. Nuk ka asnjë shqetësim për të kthyer përgjigjen. S’më vjen mirë që dilni kundër vullnetit të PS, politikisht po më vjne mirë, që të jeni të përçarë. Por nga ana e Komisionit do të doja të ishim në një drejtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.