Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar ashpër për protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Në një reagim në “X”, ambasada thekson se dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.
“Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune”, theksohet në reagim.
Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për… pic.twitter.com/MAmA4FMM7c
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 19, 2024