Kryesore

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë akte të tilla! Politikanët e përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune

13:56 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar ashpër për protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës.




Në një reagim në “X”, ambasada thekson se dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.

“Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune”, theksohet në reagim.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.