Kryesore

Deputeti i PS shpërthen në të qeshura/ Ironia e Bujar Leskajt: Erion Braçe ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave!

19:30 - 02.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në seancën e sotme të Kuvendit, nuk munguan as batutat dhe të qeshurat midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka reaguar pas fjalës së Erion Braçes, duke theksuar se “ministri më i ndershëm i kësaj qeverie ka qenë Erion Braçe”.




Pas kësaj deklarate, deputeti i PS, ka shpërthyer së qeshuri. Përveç postit të zv/kryeministrit, Erion Braçe nuk ka mbajtur ndonjë post ministror.

“I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion. Çfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri, më i ndershmi i të gjithë kohorëve ka qenë një: Erion Braçe, kjo nuk diskutohet.

Po ministri më i zoti në këtë qeveri zonja kryetare e di kush është? Është ai Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smithi, që amplifikon propagandën dhe demagogjinë tuaj.

Ne kur vijmë diskutojmë për ligje, ne themi nene ta caktuara, ne bëjmë akuza konkrete, ju thoni fjalë të përgjithshme. E megjithatë i dashur Erion, qeveria juaj, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion”, tha Leskaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.