Ambasada Britanike në Tiranë, ka reaguar pas protestë së opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Në një reagim në “X”, ambasada ka dënuar aktet e dhunës, ndërsa thekson se “skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i molotovit nuk kanë vend në demokraci”.
Ndër të tjera, ambasada Britanike kërkon që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.
“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i molotovit nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, thuhet në reagim.
1/2 Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. pic.twitter.com/0fQUuwGJWi
— UK in Albania (@UKinAlbania) April 19, 2024