Kryesore

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Ambasada e Britanisë: Përdorimi i molotovit nuk ka vend në demokraci! Konfliktet të zgjidhen pa dhunë

14:43 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Britanike në Tiranë, ka reaguar pas protestë së opozitës para Bashkisë së Tiranës.




Në një reagim në “X”, ambasada ka dënuar aktet e dhunës, ndërsa thekson se “skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i molotovit nuk kanë vend në demokraci”.

Ndër të tjera, ambasada Britanike kërkon që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i molotovit nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, thuhet në reagim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.