Kryesore

U dogjën 3 automjete të parkuara me benzinë, zbardhet ngjarja e dhjetorit 2022! Vendoset në pranga autori me tre mbiemra

11:35 - 20.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Është zbardhur ngjarja e dhjetorit 202, ku tre automjeteve iu vendos flaka në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodë.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari me tre mbiemra Frank Ndoja (alias Biba, alias Kasneci).

Ai akuzohet se rreth orës 03:20 të 23 dhjetori ka djegur me benzinë automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit me iniciale A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me iniciale K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit me iniciale K. L..

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.