BOTA

Të shtëna me armë zjarri në një festë që po organizohej pa leje, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

08:24 - 21.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën dy persona kanë vdekur sot dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna në një festë në një lagje të Memphis , Tenesi, SHBA, sipas policisë.




“Gjatë hetimeve që pasuan, ne përcaktuam se ishin gjithsej 8 viktima, dy prej të cilave kishin vdekur në vendngjarje”, tha policia e Memphisit në një postim në Platformën X. Një nga të plagosurit mbetet në gjendje kritike, sipas policisë.

“Kishte një festë pa leje”, tha policia. Në këtë pikë ishin mbledhur rreth 200-300 veta.

Policia po kërkon të paktën dy të dyshuar, sipas CBS News. “Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.