Kryesore

Ish-këshilltari i Metës flet pas daljes nga SPAK: S’jam marrë në pyetje si person në hetim

13:46 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas më shumë se 3 orë e gjysmë brenda ambienteve të SPAK.




Gjoni, në një pronocim për gazetarët refuzoi të jepte shpjegime, duke u përgjigjur shkurtimisht se u thirr në Prokurorinë e Posaçme jo si një person nën hetim, por në cilësinë e personit të angazhuar në pozicione shtetërore.

“Për disa funksione mund të them, në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Jo si person nën hetim. Nuk ka ndonjë arsye për të më hetuar mua”, tha ai.

Kanë lidhje me dosjet e ish-Presidentit Meta?

Ralf Gjoni: Jo nuk kam qenë pjesë e dosjes së tij sepse nuk kam qenë në kontakt me Metën në kohën e Presidencës. Nuk nxjerr asnjë detaj tjetër. Për angazhimet e mia në vite dhe nuk mundem t’i diskutoj.

Do vini sërish në SPAK nëse thërriteni?

Ralf Gjoni: Jo nuk besoj

Ralf Gjoni para se të bashkohej me LSI-në ka qenë një ndër drejtuesit e organizatës “Mjaft”.

Ndërkohë që në zgjedhjet e 2009 ai u bë zëdhënësi i fushatës së LSI-së që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta.

Ai që nga viti 2012 ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të LSI-ë, tashmë Partia e Lirisë, ndërkohë ka mbajtur dhe postin se Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në këtë forcë politike.

Po ashtu, Ralf Gjoni ka qenë këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.