Kryesore

“Moj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha”- Ilir Meta paralajmëron protestë tek shtëpia ish-kryeministrit pas Konventës së PL

13:41 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar detaje nga Konventa e Partisë së Lirisë, që do të mbahet më 27 prill.




Ai thotë se takimi do të nisë në Pallatin e Kongreseve, por do të përfundojë në tek shtëpia e Sali Berishës, duke paralajmëruar kështu se do ti bashkohet protestës që demokratët zhvillojnë çdo ditë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit.

“Do ta nisim në 27 prill në orën 10:00 me për ty atdhe bashkë me djalin e Mentor Xhemalit  dhe do ta mbyllim mos serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha, tek Berisha që vdes ti dhe që të ka vënë në siklet të madh, por prapë jemi më të fortë me më shumë Berisha”, thote Ilir Meta gjate nje takimi ish peshengritesin Muharrem Berisha.

Me heret Ilir Meta, i’u beri thirrje qytetarëve të bashkohen në Pallatin e Kongreseve, për t’i dhënë Lirisë, siç thotë ai dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët.

Ilir Meta ka publikuar një foto të peshëngritësit Muharrem Berisha, ndërsa shkruan se “ose bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”.

“Me këtë foto të SuperBerishës tonë ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një javë energjike në këto ditë historike për Partinë e Lirisë! Në 27 Prill, në ora 10:00, takohemi në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë Lirisë dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët. O bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.