Kryesore

“Atë çam m*ti, mos e përdor me mua”/ Debat i ashpër mes Shpëtim Idizit dhe Ylli Manjait: Boll, është turp për ty

11:27 - 23.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat i ashpër është zhvilluar në Euronews mes kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dh eish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, për çështjen çame.




Ishte Idrizi që i kërkoi Manjanit ta tërhiqte e të mos binte pre e stereotipeve apo skizmave të krijuara nga regjimi i Enver Hoxhës për të trajtuar shqiptarët e Çamërisë.

Ndërsa Manjani tha që keto janë steriotipa që ekzistojnë në vendin tonë dhe se me çështjen çame duhet të merret shteti.

Debati:

Idrizi: Jo jo, merre ti bashkë me grekun

Manjani: Ja si fillon paragjykimi! Tani, ti nuk mund të ma hedhësh mua këtë barrë, kur qeveria nuk bën asnjë punë

Idrizi: Këtë parashtim dhe paragjykim nuk ta lejoj! E di pse? Sepse kjo popullsi që greku e vrau dhe e masakroi, erdhi në Shqipëri dhe në 13’ dhe 14’ e shpëtoi. Sepse në dy raste u sakrifikua që greku të mos hynte deri në Vorio Epir, se hyri dhe e mori edhe Korçën edhe Gjirokastrën!  Dhe kur ne erdhën në Shqipëri, ai që ti e shake dhe se paske ditur, krimineli Enver Hoxha, kishte një marrëveshje me partizanët grekë kundër partizanëve çamë dhe qytetarëve çamë. Pasi na trajtoi si të qytetarë të dorës së dytë, për efektet të politikës komuniste të kohës…

Manjani: Ky është fakt

Idrizi: Po mos më ndërpre. Po të dish të vërtetën, jo nuk do e përdorësh më me mua, por as në studio jo

Manjani: Kë?

Idrizi: Këtë negatitetin

Manjani: Se kam unë atë, është në rrugët e Shqipërisë

Idrizi: Prandaj po ta shpjegoj, që mos ta kenë rrugët e Shqipërisë dhe ti

Manjani: Unë se kam, por ta solla në mendje se ky është perceptimi

Idrizi: Kur shqiptarët e çamërisë, u masakruan për këtë Shqipëri politike dhe për disa si puna juaj, Enver Hoxha i shiti për herë të dytë çamët si Stalini me…

Manjani: Po janë të vërteta këto

Idrzi: Po më lër ta mbaroj. Boll, unë po e mbaroj dhe ti ma lë në mes! Dhe çamët u bënë tradhtarë në këtë gjë! E di pse? Se nga viti 60’ nuk ka pasur një zyrtarë të lartë, po ashtu deri në vitin 90’ ishte e ndaluar që të flisje për çështjen çame. Kjo është arsyeja që ne po e bëjmë këtë betejë! Dhe atë shqizmën, mos ma thuaj më, as ti dhe as ata që janë në rrugë

Manjani: S’ta them, por kjo ekziston

Idrizi: Jemi në një studio televizive Yllo, se unë kam parë edhe ‘malokë’, edhe lezhianë apo mirditor, por në refuzoj ta them këtë verb, prandaj mos e thuaj më

Manjani: Por ekziston!

Idrizi: Hajde ta luftojmë bashkë këtë verb

Manjani: Si ta luftojmë? Jam individ

Idrizi: T’i ftojmë shqiptarët që mos ta përdorin këtë skizmë dhe më pas mos ta mbrojmë Belerin

Manjani: S’mund ta ndalojmë

Idrizi: Se në shqiptarët i themi njëri-tjetrin çam, malok, lezhjanë dhe vetëm ne në këtë studio mund ta mbrojmë Belerin, siç e mbron ti këtu

Manjani: Po mbroj unë Fredi Belerin?

Idrizi: Po. Kthehu andej tani me gjithë këtë muhabet

Manjani: Çfarë muhabeti? Të solla një perceptim që nga koha e Enver Hoxhës? A është faji im për Enver Hoxhën?

Idrizi: Ti po mbron një skizmë të vendosur ndaj një popullsie të sakrifikuar

Manjani: Ça faji të kam unë?

Idrizi: Unë kam dëgjuar për shumë skizma, por nuk i kam përdorur në një debat televiziv

Manaji: Ti më kerkove pse nuk flet për çështjen çame dhe unë të solla perceptimin publik

Idrizi: Ti kurrë mos flasësh për çështjen çame dhe shyqyr që nuk ke folur. Por të takon që të flasësh…

Manjani: Unë kështu ta nisa bisedën dhe je ti që po e kthen në personale

Idrizi: Në shqiptarët kemi edhe konotacione negative me njëri-tjetrin, dhe nuk bëhemi bashkë për të folur tema si për Greqinë

Manaji: Këtë jam duke të thënë

Idrizi: Pikërisht, se në të dy nuk duhet ta sjell në studio televizive këtë debatin

Manjai: Unë nuk jam kryetar partie apo deputet, madje sjam as politikan.

Idrizi: Çështje të tilla kanë nevojë për mediat, opinionin publik dhe të gjithë shqiptarët

Manjai: Kjo duhet të jetë në axhendën e shtetit!

Idriz: Po patjetër që duhet të jetë në axhendën e shtetit

Manjani: Po është sërish ai shteti i Erver Hoxhës që na përçanë! Jemi duke thënë të njëjtën gjë

Idrizi: Yllo, atë shqizmën të lutem mos e përdor

Manjani: Unë edhe greku m*tit mund të thëm

Idrizi: Po mos e përdor më atë grek i m*tit, çam i m*tit! Po boll më se është turp për ty dhe për mua

Manjai: Po ata që e përdorin?

Idizi: Ata nuk guxojnë ta përdorin para meje, e kam me të tretë si puna jote. Dhe kur ta thonë, thuaj boll

Erla Mëhilli: Kjo ndodh gjithandej

Idizi: Është turp

Erla Mëhilli: Ai po sjell atë që thuhet në realitet

Idrizi: Kur je person publik, nuk mund t’i japësh gojës më shumë se çduhet

Manjani: Kur je person publik, duhet t’i japësh gojës dhe mendjes

Idrizi: A e dëgjon veten kur flet?

Manjani: Jo se dëgjoj!

Idrizi: Atëherë mua mos thuaj

Manjani” S’ta them ty mo


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.