Kryesore

E konfirmojnë mediat italiane: Nedim Bajrami pranë kalimit tek ekipi që do të luaj në Champions League

09:38 - 23.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Champions apo Europa League, e sigurt është se Bologna sezonin e ardhshëm do të luajë në nivele të larta. Me apo pa Thiago Motta-n, kjo është pikëpyetja e vetme që pritet të marrë përgjigje në fund të sezonit, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë për sezonin e ri, po projektojnë një Bologna evropiane.




Sipas mediave italiane, drejtuesit e Bologna-s ishin të pranishëm në “Mapei Stadium”, ku ndoqën nga pranë sfidën Sassuolo-Lecce, ku i vëzhguari special ishte fantazisti kuqezi Nedim Bajrami.
Kjo nuk ishte hera e parë që Giovanni Sartori, drejtori i Bologna-s, ndoqi nga pranë Bajramin, sipas TuttomercatoWerb, Satori ka qenë edhe në “Ennio Tardini” gjatë miqësores Shqipëri-Kili. Bajrami ka një kontratë me Sassuolo deri më 30 qershor 2027, në merkaton e dimrit të vitin 2023 i kushtoi Sassuolos 6 milionë euro, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve, ku në pjesën më të madhe të ndeshjeve është zëvendësuar, ose e ka nisur nga pankina.

Nedim Bajrami Sassuolo
Bologna për Bajramin do të ishte një trampolinë e shkëlqyer, një mundësi për të luajtur në nivele të larta në Evropë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.