LAJMI I FUNDIT

“Zgjohuni ose ikim në shtëpi”, zbulohet fjalimi i Ançelotit për lojtarët në Mynih

20:46 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reali i Madridit ka marrë një barazim me mjaft vlera në Mynih në ndeshjen e vajtjes në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit (2-2).




“Los blancos” kanë vuajtur në Gjermani, por përsëri ia kanë dalë. Megjithatë, për të dhuruar një tjetër provë mbijetese atyre u është dashur një shkundje. Ka qenë trajneri Ançeloti që ka shkundur ekipin, siç bëjnë me dije mediat spanjolle.

Reali vërtet mund të ishte në epërsi 0-1 në pjesën e parë, por loja nuk i ka pëlqyer trajnerit italian, që ia ka bërë të qartë lojtarëve. Në fakt ka pasur drejtë, sepse Reali është zgjuar pasi e pa veten në disavantazh 2-1.

“Nëse nuk zgjohemi dhe nuk luajmë futboll më të mirë, nuk do të jemi në finale”, ka qenë mesazhi i Ançelotit për ekipin siç bëjnë me dije nga dhomat e zhveshjes së klubit të bardhë.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.