Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti foli pas fitores së Interit në derbin e Milanos. Ai u shpreh se ishte një mbrëmje e mrekullueshme dhe se e vlerëson Inzagin për gjithë punën e bërë me skuadrën.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, i gjithë ambienti i Interit e priste këtë moment. Ne fituam “Scudetton” në një mbrëmje të rëndësishme, këta djem në fitimin e këtij kampionati bënë diçka të jashtëzakonshme, fituan yllin e dytë”.
Kur e kuptoi argjentinasi se kjo skuadër ishte e destinuar ta fitonte “Scudetton”?
“Që në fillim të gjithë donin të luanin një sezon të rëndësishëm dhe ne ishim të vetëdijshëm që ishim një ekip i fortë. Kampionati është i merituar. Sidomos në momente të vështira, se besimi në kulturën e punës nuk duhet të dyshohet, në kohë të vështira duhet të besosh edhe më shumë në të, ky ekip ka vlera të rëndësishme sidomos nga pikëpamja njerëzore.
“Inzagi është i jashtëzakonshëm në radhë të parë si njeri. Dhe më pas shumë i mirë në menaxhimin e momenteve të vështira, ai beson në punë. Mendoj se as që e kupton atë që ka bërë, por ka bërë të lumtur miliona tifozë të Interit anembanë botës”, përfundoi Zaneti.
PANORAMASPORT.AL