Kryesore

“Nuk i druhem arrestimit nga SPAK!”-Ilir Meta nga Shkodra: Te McGonigal do shkojnë edhe ata që bashkëpunuan

18:23 - 23.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Shkodra ka deklaruar se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un.




Meta tha se nuk i druhet arrestimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa vijoi akuzat ndaj drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni, aq më tepër arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Engjël Agaçi që duhej ta kishte arrestuar prej kohësh.Pse McGonigal nuk ishte ndërkombëtar, me ata të SPAK rrinte tërë ditën, atje do të shkojnë dhe ata që u morën me McGonigal, tha Meta.

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.