Kryesore

Rama: 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

09:30 - 23.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që prej vitit 2019, programi i Bonusit të Bebes ka mbështetur prindërit që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën me dije se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të këtij programi të qeverisë.




Edhe në buxhetin e këtij viti, MSHMS vijon të financojë Programin e Bonusit të Bebes me një vlerë prej 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë, në masën 80 000 lekë për foshnjën e dytë dhe 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.