Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Korrupsioni është madhor, kjo mund të ndryshojë vetëm falë vullnetit popullor

16:34 - 23.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik  Lapaj ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë.




I ftuar në News24, Lapaj tha se korrupsioni në vendin tonë është madhor, ndërsa e vetmja zgjedhje sipas tij është vullneti i qytetarëve për të reaguar ndaj këtij fenomeni.

“Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.

Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.