LAJMI I FUNDIT

Edhe Tuhel si Çavi, jep sinjale qëndrimi te Bajerni: Çdo gjë është e mundur

16:49 - 03.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomas Tuhel ka çuditur të gjithë në konferencën e sotme para mediave, teksa ka lënë të kuptohet se edhe ai, ashtu si Çavi Hernadez, mund të bëjë prapakthehu në vendimin e tij për t’u larguar nga Bajern Mynih. Në fakt, vendimi është dypalësh, pasi edhe Bajerni ishte dakord për këtë largim, por situata mund të marrë një kthesë të papritur.




Klubi bavarez është refuzuar nga Çabi Alonso, Julian Nagelsman dhe Ralf Rangnik, duke bërë të shpërthejnë kritikat e tifozëve të cilët e shohin këtë si një rënie të imazhit të klubit. Tuhel ndërkohë ka drejtuar skuadrën deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ideja e vazhdimit në krye të bavarezëve, duket se po tundon seriozisht tifozët dhe vetë atë, siç la të kuptohej sot.

“Përfundimi i kontratës është dakordësuar! Është në fuqi! Çdo kontratë mund të përfundohet bashkërisht. Pasi kemi një kontratë ekzistuese dhe kemi rënë dakord që të mbyllim kontratën. Por ccdo gjë është gjithmonë e mundshme”, tha Tuhel para mediave, duke çuditur jo pak me këtë reagim të tij pasi u pyet nëse e mendonte qëndrimin pas përfundimit të këtij edicioni.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.