Kronikë

Lirohen nga qelitë e Drenovës dhjetëra të dënuar: Rroftë Edi Rama

13:51 - 24.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit, pasi përfituar nga Amnistia.




Sipas informacioneve nga amnistia kanë përfituar burgosurit burra të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit, por edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç.

Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë ndërsa 55 prej tyre lirohen ditën e sotme.

Një prej të burgosurve, i cili ishte dënuar për drogë, është shprehur për mediat se ka përfituar 5 muaj nga amnisita.

“Për drogë isha dënuar, 4 vite e gjysmë të thata. Rroftë Edi Rama e kush e bëri, por burgjet janë plotë, 5 muaj përfitova. Tani të hyj në punë të rri pranë familjes”, u shpreh ai.

“Unë përfitova një vit e 4 muaj. Të kishim dy vjet më parë, isha dënuar për drogë, për hashash. Burgjet janë si në guantanamo, këtu duhet të hyjnë ata që na kanë futur jo ne”, është shprehur një tjetër i dënuar, i cili po i bashkohej familjarëve të tij.

Jashtë ambienteve të burgut janë mbledhur edhe familjarë të të dënuarve, në pritje të të afërmeve të tyre.

“Po pres djalin, ishte dënuar tre vite për drogë, përfitoj 6 muaj tani nga amnisitia. Ka qenë kohë vështirë, unë jam e vetëm prisja të dilte, por sot lirohet. Tani do më mbushet shtëpia plotë”, ka treguar një grua.

“Po pres babain, është dënuar për një sherr. Kam ardhur nga Greqia. Ka përfituar 1 vit”, ka treguar një tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.