Kryesore

Meta i përgjigjet Bashës: Njeri i braktisur dhe i përbuzur! Të gjithë e dimë që zgjedhjet vendore i shtyva me kërkesë të tij dhe nuk mori pjesë

17:09 - 24.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Fier, kreu i Partisë së Lirisë i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit tha se Ilir Meta ka inicuar djegien e mandateve në 2019.




Meta tha se Lulzim Basha edhe kur fle gënjen, ndërsa shtoi se të gjithë e dinë se zgjedhjet vendore i ka shtyrë me kërkesë të tij me premtimin se do të merrte pjesë, por nuk u regjistrua në KQZ.

“Edhe këtë e ka thënë Lulzim Basha. Normal unë mesa duket e kam iniciuar unë djegien e mandateve për t’i krijuar mundësin Edi Ramës që të kishte 130 deputetë që të më shkarkonte mua si president, akt që i duheshin vetëm 94 vota.

Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve duke lënë vendin pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi.

Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga presidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Bashës dhe premtimin se do të hynte në zgjedhjet, datë të cilën e caktoi vetë. Atëherë si shpjegohet që e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm ajo e Lulzim Bashës, dhe pse iu kërkua vazhdimisht. Lulzim Basha dhe kur fle, gënjen”, tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.