Kryesore

Një bomber shqiptar po spikat në Itali, talenti kuqezi firmos kontratë profesionale më klubin e Serisë B

07:16 - 24.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luis Buzi është talenti shqiptar i lindur në Bolzano të Italisë, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Pasi shkëlqeu me ekipin e moshave të Sudtirol, me golat e shumtë të shënuar, sulmuesi shqiptar bindi drejtuesit e klubit të Serisë B, që t’i ofrojnë një kontratë profesionale.




Buzi ka lindur më 24 korrik të vitit 2005 dhe është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Talenti luan si sulmues qendror dhe nëse është e nevojshme, si sulmues i dytë i djathtë.

Gjatë sezonit aktual ai luajti 11 ndeshje duke shënuar 16 gola me ekipin Primavera 2 në grupin A të kampionatit dhe 3 gola në po aq ndeshje në Kupën e Italisë Primavera. Për fat të keq, së fundmi Buzi pësoi një dëmtim dhe po rikuperohet.

Buzi numëron 5 paraqitje me fanellën e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, 3 me U-19 dhe 2 me U-18.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.