Kryesore

Prapaskenat nga Turqia/ Gallatasaraj ishte gati të blinte Manajn, zbulohen emrat e dy klubeve të La Liga dhe një saudite që duan sulmuesin

10:35 - 24.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rei Manaj është kthyer në këtë sezon në surprizën e vërtetë të kampionatit turk, ku po shkëlqen me fanellën e Sivaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë shenjë duke shënuar 17 gola në kampionat, për të ndjekur Xhekon e Ikardin të cilët janë të vetmit që kanë shënuar më shumë se ai në këtë edicion.




Paraqitjet e tij kanë bërë që për Manajn të ketë interesim nga klubet më të mëdha në Turqi e jo vetëm. Mediat turke kanë bërë të ditur se Gallatasaraj ka shfaqur interesim konkret për Manajn, duke e cilësuar si një lojtar i cili mund të përforconte repartin e avancuar përkrah një emri si Mauro Ikardi.

Por klubi i Stambollit është tërhequr nga gara kur ka mësuar se Sivaspor është i palëkundur në kërkesën e 10 milionë eurove për kartonin e tij, pasi nuk është gati të shpenzojë një shifër të tillë për lojtarin shqiptar.

Ndërkohë, mësohet se për Manajn së fundmi kanë shfaqur interes dy klubet spanjolle të Gefafes dhe Majorkës, të dy në La Liga, të cilat duan t’i japin sulmuesit shansin për të treguar veten në elitë. Njëkohësisht, është edhe oferta nga Arabia Saudite i klubit të Al Taee, që ka fonde të mjaftueshme për të bindur lojtarin, nëse ky i fundit do të zgjedhë përfitimet ekonomike para objektivave sportiv në vijimin e karrierës.

Me pak fjalë, kjo do të jetë një verë e nxehtë për Manajn, i cili ndoshta do të bëjë një tjetër ndryshim sa i përket klubit në të cilin do të vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.