Kryesore

VIDEO/ I dehur në timon, futbollisti e ekzagjeron me festimet dhe përplaset me pompën e benzinës

20:48 - 07.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra e Estudiantes fitoi Kupën e Ligës së Argjentinës të dielën, duke mundur Velezin me penallti, por festa përfundoi në mënyrën më të keqe për një nga lojtarët titullarë në atë ndeshje




Bëhet fjalë për mesfushorin 23-vjeçar, Tiago Palasios, i cili pësoi një aksident të rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit kur po kthehej nga festa, teksa makina e tij u përplas me një karburant në periferi të Buenos Aires.

Lojtari uruguaian, i cili luajti 75 minuta në finalen ndaj Velez, iu nënshtrua një testi alkooli në vend, i cili zbuloi një nivel të alkoolit në gjak prej 1.84 g/l, kjo në një provincë që ka pasur një ‘politikë’ të rreptë kundër alkoolit që nga viti i kaluar. 

Pas aksidentit, Palasios shpëtoi i padëmtuar, ndryshe nga një grua, punonjëse në atë zonë, e cila pësoi lëndime të lehta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.