Kronikë

Pas debatit dolën jashtë për t’u sqaruar, klienti shqiptar qëllon për vdekje pronarin e lokalit

21:51 - 28.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Duseldorfit në Gjermani.




Mësohet se një shtetas shqiptar teksa ka qenë në një lokal, ka nisur të debatojë pronarin e tij.

Pas debatit, pronari 38-vjeçar së bashku me shtetasin shqiptar 52-vjeç, kanë dalë jashtë lokalit, me qëllim për të zgjidhur debatin.

Debati jo vetëm që nuk është zgjidhur, por ka përfunduar deri në atë  pikë ku shqiptari ka nxjerrë armën papritur dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pas ngjarjes, shqiptari është rifutur në lokal dhe ka kërcënuar klientët e tjerë të pranishëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.