BLUETOOTH

Dy ish-banorët e BBV i japin fund lidhjes? Ja detajet që bën “lëmsh” të gjithë

22:58 - 28.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- banorja e BBV Kosova Kader Kicaj dhe fituesi i BBV Kosova 2, Lumbardh Salihu, kanë bërë “lëmsh” rrjetin me veprimin e tyre të fundit.




Dyshja kanë nxitur aludime për ndarje, pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, si edhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta.

Ndonëse ishin një dyshe e pandarë ku herë pas herë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrin në ambiente publike dhe në pushime, tanimë ekzistojnë spekulimet se ata të dy mund t’i kenë ndarë rrugët.

Sidoqoftë, ende nuk ka një reagim nga çiftit, për të konfirmuar apo hedhur poshtë zërat për një krisje mes tyre.

Kujtojmë se Kaderi dhe Lumbardhi nisën romancën e tyre brenda Big Brother VIP Kosova. Kaderi u eliminua nga gara disa javë para finales së BBV Kosova , ndërsa Lumbardhi arriti finalen dhe doli fitues i edicionit të dytë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.