Kryesore

Monako humb kundër Lionit, PSG shpallet kampion nga “divani”. Parizienët marrin titullin e 12-të në histori

22:01 - 28.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PSG-ja është shpallur matematikisht kampione e Francës. Parizienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12-in në histori.




Pas humbjes 3-2 të Monakos në transfertën e Lionit, PSG-ja fiton titullin pa luajtur fare.

Ky është trofeu i dytë sezonal për francezët, pas Superkupës së fituar në fillim të këtij viti ndaj Tuluz.

PSG është në lojë edhe për dy trofe të tjerë, me finalen e Kupës ndaj Lionit dhe Championsin, aty ku skuadra e Luis Enrikes do të luajë në gjysmëfinale kundër Borusia Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.