BOTA

Gruaja në hetim, Pedro Sançes merr vendimin pas deklaratave për dorëheqje nga posti i kryeministrit

11:30 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, ka njoftuar se do të qëndrojë në detyrën e tij si kryeministër dhe nuk do të japë dorëheqje, pas akuzave që janë ngritur ndaj bashkëshortes së tij, e cila është marrë nën hetim.




Vendimi i tij vjen disa ditë pasi lideri spanjoll njoftoi papritur se po konsideronte dorëheqjen nga detyra, pasi një gjykatë e Madridit tha se kishte hapur një hetim ndaj gruas së Sanchez, Begoña Gómez.

Hetimi pasoi një ankesë nga grupi i presionit Manos Limpias (Duart e Pastra), i cili dihet se ka pasur lidhje në të kaluarën me të djathtën ekstreme të Spanjës.

Në një fjalim publik këtë mëngjes, Sánchez tha se vendosi të vazhdojë si kryeministër dhe bëri thirrje për një reflektim kolektiv, si dhe pastrimin e atyre që ai i përshkroi si praktika toksike në jetën publike.

Ai i bëri thirrje shoqërisë spanjolle që të bëhet shembull dhe frymëzim për botën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.