AKTUALITET

“Ngjarje e porositur”- Balla reagon nga KLGJ për sulmin ndaj gjyqtarit Skterkaj: Drejteia po jep rezultate! U është prishur qetësia personave nën hetim

14:44 - 29.04.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dalë në një prononcim për mediat në lidhje me kërcënimin që i është bërë me tritol gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj.




Balla ishte i pranishëm në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ku tha se kishte patur takime edhe me vetë gjyqtarin Sterkaj. Ai tha se kjo ngjarje është e porositur dhe se ka dhëne urdhër që të hetohen të gjitha pistat.

Duhet të bëjmë më shumë për të garantuar më shumë siguri dhe mbështetje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të ndihesha shumë mirë para opinionin publik, që në orët në vijim do të kemi më shumë rezultate kryesore për autorin dhe pse jo për porositësin. E vlerësoj shumë punën që po bëhet në Shkodër nga DVP dhe Prokuroria.

Reforma në Drejtësi po jep rezultatet e veta dhe duhet të kuptojmë se gjyqtarët dhe prokurorët kanë prishur qetësinë e personave që janë pjesë e hetimit dhe vendimit.

Intimidimet mund të bëhen me lëndë eksplozive, me fjalë, dhe nga pallati i drejtësisë kam ardhur të shpreh mbështetjen.  I kam kërkuar drejtorit të policisë të merren të gjitha masat për të garantuar sigurinë e çdo magjistrati. Kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë, kuptohet se ka një organizim nga mbrapa. Gjithmonë në pistat që ngre policia, bëhen mbi bazën e dimensioneve, përfshirë dhe mundësinë e zhvillimit të kësaj ngjarje me porosi”- tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.