Kryesore

“Nuk rri dot pa marr një kartolinë nga Rama”- Gogu ironi me Salianjin: Përgjigjet do i marrësh shumë shpejt!

13:54 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv.kryetari i Komisionit hetimor të TIMS, Toni Gogu ka ironizuar kryetarin Ervin Salianji gjatë zhvillimit të mbledhjes ditën e sotme.




Gogu i ktheu përgjigje Salianjit, i cili tha se kryeministri s’ka kthyer përgjigje se ka qenë i zënë duke zgjidhur hallet në Itali, duke i thënë se “përgjigjet do i marrësh shumë shpejt!”

Më tej, Gogu i ka thënë me ironi Salianjit që “nuk rri dot pa marrë një kartolinë nga Rama.”

Toni Gogu: Rrini të qetë sepse Kryeministri do ju përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri, e doni atë, nuk rrini dot, do ju vijë shumë shpejt. Por nuk është kjo çështja e komisionit tonë, çështja është a janë ekspertët gati që ti propozojnë këtij komisioni planin e hetimit. Ju thatë që ata nuk janë gati dhe kjo për dy arsye, e para sepse nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin, ju thatë që ka akoma informacion rrugës, e dyta nuk mund të shqyrtojnë sot atë informacion që  është sekret hetimor sepse janë të papajisur me certifikatën e sigurisë që do të thotë që duhet të pajisen, pasi të shqyrtojnë informacionin janë të gatshëm.

Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës sepse na duhen kuotat, nuk është kjo puna e Komisionit. Mos e xhuxhmaxhizoni Komisionin në një reality show. Flasim pak, lexojmë shumë. Ne hetojmë dhe nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrë.

Kryesia e Komisionit të mblidhen për të shqyrtuar ecurinë e mbledhjes., nëse vazhdojmë me batuat poshtë e lart marrim kohë dhe hetimi do të ngecë sepse ekspertët ende s’kanë marrë informacionin dhe s’janë të pajisur me certifikatë.

Salianji: Ne do të avancojmë këtu, jeni 3 kolegë të PS që keni thënë 3 gjëra të ndryshme. Nuk më shqetësoheni, ju keni shkuar në etapë tjetër, nuk kemi shkuar tek ajo pikë.

Po shqyrtojmë përgjigjet që kam ardhur. 3 institucionet që duhet t’i përgjigjeshin kërkesave për informacion nuk i kanë sjellë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.