LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon super gol nga jashtë zone

17:12 - 29.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enis Bardhi, mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për Maqedoninë e Veriut, ka gjetur rrjetën në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Gaziantepit në javën e 34-t të Superligës së Turqisë.




28-vjeçari barazoi rezultatin përkohësisht në 2-2, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Ndërkohë 3 golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuaçu.  Kujtojmë se për Enis Bardhin ky ishte goli gjashtë që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Gjithashtu shqiptari ka regjistruar edhe 4 asiste.  

Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë në renditje me 58 pikë të grumbulluara.  

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.