Kryesore

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Këshilltarët e opozitës shkojnë në mbledhje, por gjejnë derën mbyllur

16:16 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltarët e opozitës janë nisur për të shkuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por kanë gjetur derën mbyllur.




Nënkryetari opozitar i këshillit bashkiak, Dorian Teliti, në një prononcim për media, është shprehur se Erion Veliaj nuk ka autoritet të anulojë mbledhjen e këshillit bashkiak, ndërsa kërkon që të hapet dera.

“Këshilltarët e Erion Veliajt të thonë se ku kanë shkuar paratë e 3D. U kërkoj qytetarëve të vijnë në protestë për të kërkuar dorëheqjen  e atij që edhe kur nuk është në zyrë është në SPAK, vazhdon të japë urdhra dhe e trajton bashkinë e Tiranës si çifligun e vetë. Ai nuk ka autoritetin të anulojë asnjë mbledhje të këshillit bashkiak. Kërkojmë të hapin derën se ligjet nuk bëhen nga rruga dhe kafja. T’i heqin zinxhirin derës, të na lejojnë të futemi brenda”, tha Teliti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.