Kryesore

Zbardhet e-maili/ Opozita ka njoftuar protestë, Këshilli Bashkiak i Tiranës zhvillon online mbledhjen

16:20 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur opozita ka njoftuar protestën në orën 16:30, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar online në orën 15:00.




Sipas emailit drejtuar anetareve te Keshillit, vendimi u mor me dakordësinë e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Këshillit prezent në mbledhje, me qëllim garantimin e sigurisë.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak! Kryesia e Këshillit Bashkiak zhvilloi online mbledhjen sot, datë 30 prill 2024, ora 15:00, me shumicën e anëtarëve prezentë.

Në zbatim të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, neni 24, pika 2, “Kryesia, është organ konsultativ që kujdeset për mbarëvajtjen e punës së këshillit, gjatë dhe midis dy mbledhjeve të tij” me dakordësinë e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Këshillit prezent në mbledhje, me qëllim garantimin e sigurisë së këshilltarëve, u vendos që mbledhja e Këshillit Bashkiak njoftuar për datën 30 prill, ora 16:30, të zhvillohet online. Sa më sipër, lutemi, gjeni më poshtë linkun për pjesëmarrjen”, thuhet ne emailin drejtuar anetareve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.