BLUETOOTH

Pas diagnostikimit me kancer, Princ William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

09:24 - 01.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Princ William dha një përditësim të shkurtër për shëndetin e Kate Middleton në mes të betejës së saj me kancerin, teksa mori pjesë në hapjen e James Place Newcastle, Angli.




Ashtu siç pritej, ai u pyet nga të pranishmit për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre.

“Gjithçka është në rregull,” u përgjigj mbreti i ardhshëm i Anglisë.

Ai gjithashtu falënderoi gratë, të veshura me ngjyrat e flamurit britanik, të cilat vizituan qendrën e re të bamirësisë, e cila do të ofrojë ndihmë për burrat që përballen me tendenca vetëvrasëse.

Përditësimi vjen më shumë se një muaj pasi Princesha e Uellsit njoftoi më 22 mars se ishte diagnostikuar me kancer.

Kate kishte treguar se, pas operacionit në bark nuk kishte rrezik për kancer, por analizat e kryera pas operacionit treguan se kishte një tumor.

Dhe ajo në videon përmes së cilës foli për herë të parë për sëmundjen e saj shtoi: “Ekipi im mjekësor më këshilloi të bëj kimioterapi parandaluese dhe tani jam në fazat e para të këtij trajtimi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.