Gazetarë të terrenit janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit, ku po protestojnë për të drejtat e tyre.
Me pankarta në duar, me mesazhe ku tregojnë rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave të ndryshme, gazetarët që përcjellin çdo ditë lajmin e fundit, të vërtetën te publiku, punonjësit e medias kanë protestuar sot, një ditë para 3 majit, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.
Në një prononcim për News24, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.
“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politikën dhe institucionet. Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohemi. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.