BLUETOOTH

“Je interesaxhije”/ Juli shpërthen kundër Rozës: Më the ma mbaj lojën…

17:43 - 02.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe në “Big Brother Vip” dhe me sa duket se banorët kanë filluar të ndryshojnë strategjitë e lojës, për të fituar vëmendjen e publikut dhe për të rrëmbyer ca vota më shumë .




Debatin Juli e ka nisur kur kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë , dhe duket se ka vendosur të ftohë raportin me një nga “aleatet” e tij, Rozën.

Pas spektaklit të së martës, raporti i tyre prej aleatësh nuk ka qenë më njësoj dhe debatet mes tyre kanë vazhduar të bëhen edhe më të shpeshta. Ndërkohë ditën e sotme, Juli e ka akuzuar Rozën se është interesaxhije.

Pjesë nga debati:

Juli: E ke bërë gabimin, e ke thënë para kamerave. Është e regjistuar, më the ma mbaj lojën se dua të dal në pah, kemi ngelur 10 vetat e fundit dhe dua të të bie ty.

Roza: E ke prishur vetë i pari.

Juli: Po Roza, do ta mbaj lojën dhe po ta mbaj lojën prandaj edhe Romeo do habitet se do të dalë.

Ndërkohë ka hyrë edhe Erjola në këtë debat, ku është shprehur: “Jo pra, se muhabetet mes shokëve nuk bëhen kështu”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.