AKTUALITET

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja si parashikohet moti për sot

07:16 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.




Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpashershme deri në orët e mesditës.

Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë vijës bregdetare e hera – herës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jen me intensitet  deri mesatar në formë shtrëngata afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 20°C

në zonat e ulëta 10 deri 28°C

në zonat bregdetare 13 deri 25°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.