AKTUALITET

“Vjedhjet shkojnë deri në vdekje”- Salianji flet për ngjarjen e rëndë në Dropull: Tmerr për qytetarët shqiptarë që nuk ka kontroll nga policia

11:41 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në interpelancën me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, deputeti Ervin Salianji është ndalur dhe në ngjarjet e ditëve të fundit në vend, duke përmendur dhe rastin e sotëm të çiftit të moshuar në Dropull të cilët ishin dhunuar për vdekje.




“Tragjike ngjarje e sotme në Dropull. Dy të moshuar kanë shenja dhunë. Ka vjedhje të i cilat shkojnë në vdekje. Është tmerr për qytetarët shqiptarë që nuk ka kontroll policia”, u shpreh deputeti demokrat.

Njoftimi i policisë për ngjarjen në Dropull:

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.