Kryesore

Shqipëria e fundit në rajon për Lirinë e Medias, Meta: Inkurajoj gazetarët të vijojnë misionin të patrembur nga presionet e shantazhet

09:59 - 03.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, e cila e nxjerr Shqipërinë të fundit në rajon.




Meta shkruan se në këtë raport nuk ka asnjë surprizë, pasi sipas tij Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias.

Ai inkurajon gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre pa u trembur dhe fton organizatat prestigjoze botërore të medias të monitorojnë  edhe më me shumë vëmendje situatën e kolegëve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët.

Asnjë surprizë!

Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit.

Duke dënuar me forcë dhunën, censurën, presionet dhe shantazhet gjithmonë në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me Qeverinë, inkurajoj gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Pa liri të medias, nuk ka demokraci, llogaridhënie dhe transparencë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.