LAJMI I FUNDIT

“Tani do tentojmë maksimumin”, Shehi sheh më afër vendin e parë për Partizanin: Të dënuar për të fituar

18:42 - 04.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, e ka të qartë se në dy javët e mbetura, skuadra e tij ka si detyrim që të fitojë sfidat. Tekniku tha pas suksesit ndaj Skënderbeut se ekipi kishte bërë gjithçka mirë.

“Patjetër që është ndeshje që ka vlera. Vinim pas një derbi që dihet që të shkarkon shumë. E rëndësishme të shihnim impenjim e dëshirë. Në pjesën e dytë ishim më shumë prezent te porta, kur ndërton shumë, kundërshtari mundohet të kapë në kundërsulm. Kishte raste, ndryshuam mënyrë vendosje sidomos kur kishim topin, duke kthyer Maget. Kemi qenë shumë afër portës dhe shumë prezent. Kur kërkon e ngulmon, shpërblehesh. Më vjen mirë që lojtarët e stolit futen dhe janë të domosdoshëm për skuadrën.




Në aspektin psikologjik, pres përqendrim pavarësisht kundër luajmë, Duhet kjo këmbëngulje e automatizimit të veprimeve për të qenë cinikë dhe konkret. Nga ana tekniko taktike skuadra po bën mirë. nuk është se po bëjmë shumë ndryshime. Kemi për të përmirësuar shumë, për të finalizuar rastet që të jepen se është fazë delikate dhe ndeshjet e tjera nuk do kemi kaq shumë raste. Duhet tani përqendrimi dhe vlerësimi i çdo momenti dhe sekonde.
E rëndësishme është të dalim aty, nëse sulmuesit janë prezent te zona do shënojnë. E rëndësihme është të qëndrojmë e ngulmojmë. Jam i sigurt që me cilësitë që kanë, herë pas here do na nxjerrin nga situata dhe do jenë vendimtarë. Duhet qetësi, të mos i fusim në trysni, ata ndihmojnë në të dyja fazat.
Ne do të tentojmë të bëjmë maksimumin e marrim maksimumin. Gara ka hyrë në fazë delikate, 3 skuadra në luftë për vendin e parë, 4 të tjera në katërshe apo play-out. Këtu është çështje mentaliteti, duhet të ngulisim fort mentalitetin. Pavarësisht skuadrave dhe objektivat, të jemi të fortë, të disiplinuar dhe të përgjegjshëm që të marrim tre pikët.
Të dënuar për të fituar dy të fundit? Patjetër”,- tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.