AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Zhdukja e nënës me fëmijët në Shkodër, arrestohet bashkëshorti Erdgys Arrazi, shkaktar i vetëvrasjes të së mitures, pasojë dhuna

11:16 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet Erdgys Arrazi, kryefamiljari i cili denoncoi humbjen e familjes së tij 3 ditë më parë, pasi akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9 vjeçare, prej dhunës së ushtruar. Ai ka qënë i dënuar e më parë për kultivimin e lëndëve narkotike.




Vajza e tij 9 vjeç dyshohet të jetë vetëmbytur në lumin Buna, si pasojë e kësaj dhune, për të cilën mendohet se janë larguar Alma Arrezi së bashku me fëmijët.

Po vijojnë hetimet nga forcat RENEA për gjetjen e 39 vjeçares, së bashku me dy të miturit, për të cilët uniformat dyshojnë se gjithashtu kanë ndërruar jetë, duke kryer vetëvrasje.

Erdgys Arrazi, 31 vjeç, banues në Shkodër, më datë 2 maj denoncoi për humbjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Prej dyshimeve të bluve, ai është ndaluar që ditën e djeshme për t’u  marrë në pyetje në lidhje me humbjen e familjarëve të tij.

Erdgys Arrazi akuzohet për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, neni 99 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,  i dënueshëm nga 3 deri në 7 vite heqje lirie.

Vijojnë hetimet për gjetjen e Alma Arrazi dhe dy të miturit 8 e 3 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.