AKTUALITET

Protesta e banorëve e pamjaftueshme! IKMT prish 3 objektet në Urën e Limuthit të Bërxullës

14:44 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

IKMT arrin të ndërhyjë në banesat e ‘mbajtura peng’ nga familjarët e Urës së Limuthit, Bërxullë, për t’i shembur ato në kuadër të projektit të autostradës “Thumanë-Kashar”.




Familjet ditën e sotme ishin në protestë, pasi u shprehen se nuk janë pjesë e skemes dëmshpërblyese, e me prishjen e shtëpive nuk do kenë se ku të banojnë. Ata dolën në tarracën e një prej banesave, duke kërcenuar se do ndërmerrnin akte ekstreme nëse nuk do u sigurohej dëmshpërblimi i merituar për shkak të këtij projekti rrugor.

Policia ka qenë e pranishme me fikëse zjarri pasi në tarracë kishte dhe benzinë.

Por IKMT ka arritur të prishë 3 shtepi në këtë zonë.

Lajmin e konfirmon gazetari Osman Stafa për Balkan Web.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.