Kryesore

Rama takim me diasporën në 12 maj: Mezi pres të takohemi me ju shqiptarët e Greqisë

14:33 - 06.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në datë 12 maj do takohet me emigrantët shqiptarë në Greqi, duke nisur kështu turin e tij të takimit me diasporen, në kuadër të rienergjizimit të PS.




Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka njoftuar se takimi do bëhet në Athinë.

“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”- shkruan Rama.

Kujtojmë se disa ditë më parë, mediat greke paralajmëruan se qeveria pritëse kishte kundërshtuar vizitën e kryeministrit shqiptar, për shkak të raporteve jo të mira mes dy vendeve.

Gjithashtu gazeta greke ‘Kathimerini’, ka shkruar më parë për ndrojtjen e zyrtarëve të Athinës, pasi mendohet se ardhja e Ramës mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Ky votim i fundit do mbahet me datë 9 qershor, e sipas ‘Kathimerini’, qeveria greke i ka kërkuar kryeministrit që të shtyjë takimin me emigrantët pas kësaj datë, gjë që duket se nuk është pranuar nga Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.