Kryesore

Tha se Erjola ka pëlqim për Romeon, moderatorja shpërthen keq ndaj Graciano Taganit! Ndërhyn aktori: Sa i pistë je/ Balerini: Me mua del lakuriq ti, unë të…

09:59 - 06.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erjola Doçi ka debatuar ashpër me Graciano Taganin mbrëmjen e djeshme në “BBV”, pasi ky i fundit iu tha banorëve se moderatorja ka pëlqim për Romeo Veshaj.




“O Graciano pse e bëre ku doje të dilje se s’ta ka kush për borxh?” e pyeti banorja e tensionuar, ndërsa balerini e sqaroi konkurrenten duke treguar se ka thënë që Erjola e ka fiksim Romeon për finale.

Pjesë e debatit u bë edhe Romeo, i cili e akuzoi balerinin se ka qenë ai që i ka hapur këto fjalë në shtëpi.

Graciano i tha aktorit se po e shfrytëzon këtë situatë për tu bërë bujë në portale, megjithëse një gfjë e tillë u hodh poshtë nga ana e Romeos.

Pjesë nga debati:

Erjola: O Graciano pse e bëre ku doje të dilje se s’ta ka kush për borxh?

Graciano: Stop, me mua stop

Erjola: Ku do të dalësh se s’ta ka kush për borxh në ditën 110

Graciano: Stop. Më the që ishte keqkuptim

Erjola: A e pashë

Graciano: Stop

Erjola: Stop nuk më thua dot ti mua

Graciano: Do flas unë se po mundohesh të më bësh pis. Më the mos e hap më? Të keqkuptova dhe të thashë fiksim për finale. Të thashë pse reagove ashtu

Erjola: Ti ke qenë i dëshpëruar

Graciano: E hapa unë atë muhabet më nga ai moment

Erjola: S’ka rëndësi se muhabetet vijojnë. Ishe ti që e hape në fillim jashtë

Romeo: Nuk ke limite me atë gocën. Je ti që i ke futur këto muhabete jashtë

Graciano: O shfrytëzues që dëshiron të dalësh në portale me këtë vajzën

Romeo: Dua të dal në portale me Erjolën

Graciano: Dëgjove sa dëgjove dhe erdhe. Me mua del lakuriq ti lali, unë të çongloj jo ty po shumicën

Romeo: S’ka të bëjë me çonglime, por nuk është lojë

Graciano: Mua pis surrati yt nuk më bën dot

Romeo: Sa i pistë je o plak ti dhe ai tjetri

Graciano: Ik se na lodhe. Nuk e kam hapur gojën që nga momenti i parë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.