AKTUALITET

“Kemi llum brenda shtëpisë tonë”- Rama: Llogaridhënia është institucionale! Mua do më duhej të mbaja një përgjegjësi të madhe nëse…

11:28 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ata që historia i njeh si dhunues, ku sipas interesit bëjnë konstruktivin bëjnë destruktivin, bëjnë avokatin bëjnë prokurorin dhe pastaj bëjnë gjykatësin dhe fajësojnë dhe shfajësojnë mbi thirrjen e brendshme të unit anti shtet.




Kjo është një perçe morale që shfaqet mes këtyre zëdhënësve të minorancës ulëritëse sa herë flet drejtësia. Kjo ja ngushton frymëmarrjen përpjekës morale pavarësimin e drejtësisë dhe shtetbërjen demokratike.

Pre e daulleve shurdhuese bien pre edhe njerëz të mençur, që me të drejtën e zotit duan rezultate dhe neveriten kur del llumi nga pusetat e hapura të drejtësisë, një llum që lidhet edhe me ne. Llum nga shtëpia jonë.

Përgjegjësia para ligjit është personale, ndërsa llogaridhënia është institucionale. Para ligjit kush ka përgjegjësi për shkeljen ligjit, para popullit kush ka përgjegjësi të japë llogari për cfarëdo qoftë.

Mua do më duhej të mbaja një përgjegjësi të madhe morale nëse do kisha dashur vërtet ta kapja drejtësinë për interesa të kësaj partie, nëse reforma në drejtësi nuk do ti kishte hapur rrugën lindjes së strukturës anti korrupsion, apo nëse gryka e re e zjarrit të drejtësisë do godite vetëm kundërshtarët. Atëherë po do të ishte përgjegjësia ime morale para gjithë atyre që na besuan vërtet me të drejtë dhe përpara kësaj partie”, tha Rama.

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.