AKTUALITET

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet dhe trupi i nënës pas 3 ditë kërkimesh

13:35 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendet trupi i pajetë i nënës Alma Arrazi, duke mbyllur kështu operacionin e gjetjes së 4 kufomavëve, që në mënyrë tragjike u vetembytën në lumin Bunë.




Një ngjarje tronditëse që mori “jetë” në 2 maj, për të përfunduar me vdekjen e një nënë së bashku me 3 fëmijët e mitur, për shkak të dhunës së ushtruar nga kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Ky i fundit u paraqit ditën e sotme në Gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë ‘arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, neni 99 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Çfarë ndodhi në familjen Arrazi?

Në datë 2 maj, Alma së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, dalin nga banesa e tyre, e takohen me nusen e vëllait të Erdgysit, në një lokal pranë lumit Bunë.

Ato qëndrojnë aty për rreth dy orë, e pasi kanë dalë nga ambjentet e atij lokali, Alma i tha kunatës së saj se do priste vëllain ta merrte së bashku me fëmijët, për të shkuar në shtëpinë në Durrës(ku dhe ndodhen familjaret e viktimës).

Por kunata e 39 vjeçares, nuk e dinte se kjo e fundit do ndërmerrte një vendim kaq të rëndë për t’u ndarë nga jeta së bashku më fëmijët e saj, ndaj dhe u largua në drejtim të kundërt me Almën.

Viktimat ndoqën trotuarin e lumit, në drejtim të Kishës së Zojës, Shkodër.

Që nga ky moment, viktimat nuk u panë më.

Në datë 3 maj, kryefamiljari Erdgys Arrazi, denoncoi largimin e tyre nga shtëpia, duke i shpallur kështu menjëherë në kërkim.

Në datë 4 maj, gjendet rastësisht trupi i fëmijës 9 vjeç, nga një peshkatar, në lumin e Bunës. Po në këtë datë, policia e Shkodrës ka thirrur Erdgysin së bashku me të afërmit e secilës anë të bashkëshortëve, për t’u marrë në pyetje mbi humbjen e viktimave.

Ditën e djeshme u gjend trupi i vajzës së tyre të dytë, 8 vjeç, ndërsa sot ai i fëmijës 3 vjeç dhe të nënës.

Nga dëshmitë e dhëna, figuroi se Erdgys Arrazi, ishte në një lidhje jashtëmartësore, me një vajzë rreth 18 vjeç. Për shkak të kësaj, ai ushtronte dhunë fizike e psikologjike në familje, duke rënduar kështu dinjitetin dhe shëndetin e tyre. Sipas dëshmive, Erdgysi shpesh kërcenonte Almën që të kryhej divorci mes tyre, dhe kujdestaria ligjore të të miturve të mbetej tek ai.

Për shkak të këtyre faktëve, policia e akuzoi me veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, pasi ka detyruar gruan e tij të ndërmarrë akte veteflijimi nga dhuna e ushtruar.

Ditën e sotme është paraqitur kryefamiljari në ambjentet e gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, por deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për kohën që ai do kalojë pas qelisë.

Dosja e Prokurorisë së Shkodrës:

“Informacion nga Prokuroria Shkodër ndaj shtetasit E.A. nën akuzë për Veprën Penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A. Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.

Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas shtetasja A.A. i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej. Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, shtetasja A.A., bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024. Në vijim, nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetases A.A. dhe tre fëmijëve të saj.

Në vijim, në datën 04:05.2024 rreth orës 22:0, shërbimet e policisë u njoftuan se është gjetur trupi i pajetë i një fëmije, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Në prani të mjekut ligjor, është bërë këqyrja e kufomës dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Nga ana e Policisë Gjyqësore është ushtruar kontroll banese të shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme. Deri në këtë fazë janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur. Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itinerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.