Kryesore

“Përpiqet të risjellë modelin e retorikave të Fan Nolit”, Arian Galdini për fjalimin e Ramës: Përpiqet të kopjojë këdo, përveçse të jetë vetvetja!

14:04 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini, dha një reagim lidhur me mbledhjen e Kryeministrit Rama së bashku me Grupin e PS dhe kabinetin e Qeverisë, që sipas tij përpiqej të riprodhonte retorikat e Fan Nolit.




Galdini shprehu shqetësimin se ditën e sotme Edi Rama nuk tha asgjë në atë mbledhje, duke i cilësuar të gjitha fjalët e tij si dërdëllitje dhe kopjimi të figurave si: Fan Noli, Fatos Nano, Sali Berisha dhe Abraham Lincoln.

Arian Galdini: Doja që të ndaj dy mendime lidhur me fjalimin e gjatë, e thyerjes së rekordeve t ëkohëgjatësisë, që sapo mbajti Edi Rama, kryeministri prej 10 vitesh, i cili sot na rikonfirmoi e një herë mendimin që ai ka për veten, se është një vigan ligjerator që o përpiqet t’i përngjasojë Fan Nolit.
Përpiqet të risjellë modelin e retorikave të Fan Nolit, të Parlamentit të asaj kohe..
Në fakt tregoi e një herë, as më shumë, e as më pak, se Shqipëria, kur i riprodhon, apo përpiqet t’i kopjojë, t’i rishesë figurat e modelet e saj historike, një herë e ka në formën e tyre etike, si Fan Noli, e një herë në formën e vet më komike, sikurse është ai (Rama) sot. Në formë do t’i ngjajë Ismail Qemalit, në komunikim Fan Nolit, në stilistik qeverisës Sali Berishës,në estetikë liberale Fatos Nanos, e në ëndërra të çmendura, Abraham Lincoln.
Pra, ky njeri përpiqet të kopjojë këdo, përveçse të jetë vetvetja, na ridëshmoi e një herë, se është supër talent bosh.
Është i vetmi që mund të flasë 3 orë, mundet të bëjë zhurmë të jashtëzakonshme mbi atë se çka do të ishte mesazhi i tij historic, para grupit parlamentar, qeverisë. Por në fakt rezultoi të ishte një dërdëllitje, që nuk kishte fund, një dërdëllitje pa thelb, pa ide, porn ë fakt dhe një epope e asgjëthënies dhe pacipësisë.
Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar një politikan kaq bosh, i cili pas frazave të sofistikuara, pas fjalëve pompoze, pas qëndrimit të ngathurrur dhe prej ndërshmërori, si ato që pasi kanë mbaruar punën në semafor, shkojnë ndërrojnë veshjen e thonë “Punoj me djersën e ballit”.
Ekzaktësisht kështu ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot, ekzaktësisht dhe pikë për pikë, ky lloj modeli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.